Janar 15, 2024 07:45 Europe/Tirane
  • CENTCOM tha se ka rrëzuar një raketë Houthi të gjuajtur drejt një anijeje luftarake

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) thotë se ka rrëzuar një raketë lundrimi (cruise) anti-anije të gjuajtur nga forcat Houthi të Jemenit drejt anijes luftarake USS Laboon në Detin e Kuq.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulme ajrore kundër Ushtrisë Jemenase dhe pozicioneve të forcave Houthi Ansarullah në Jemen të premten në hakmarrje për sulmet e grupit ndaj anijeve të destinuara për Izraelin në Detin e Kuq.

Udhëheqja Houthi ka premtuar se do të vazhdojë të shënjestrojë anijet në korsinë jetike të transportit ndërkombëtar deri sa të ndalojnë sulmet izraelite në Gaza dhe të përfundojë rrethimi i enklavës palestineze.

“Ansarullah i Jemenit gjuajti një raketë lundrimi (cruise) anti-anije drejt një destrojeri amerikan në Detin e Kuq të dielën në mesnatë, por një avion luftarak amerikan e rrëzoi atë; (kjo) në sulmin e fundit që tronditi transportin global në mes të luftës së Izraelit në Rripin e Gazës”, thanë zyrtarët.

“Zjarri i Houthi-ve kishte në shënjestër USS Laboon, një destrojer i klasit Arleigh Burke që vepron në kufirin jugor të Detit të Kuq”, tha në një deklaratë Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

“Raketa erdhi nga afër Hodeidas, një qytet port i Detit të Kuq i mbajtur prej kohësh nga forcat Houthi”, thuhej në deklaratën amerikane.

 

Tags