Janar 15, 2024 08:57 Europe/Tirane
  • Raisi: Bota e zhgënjyer me Izraelin falë martirëve palestinezë

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se bota është zhgënjyer me Izraelin falë gjakut të pastër të mijëra palestinezëve që u vranë në luftën gjenocidale të regjimit të mbështetur nga SHBA-ja në Rripin e Gazës.

Ai i bëri komentet të dielën në një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare “Stuhia Al-Aksa dhe Zgjimi i Ndërgjegjes Njerëzore” në Teheran.

“Ajo që e ka zhgënjyer botën sot është gjaku i pastër i martirëve palestinezë dhe i mijëra fëmijëve martirë”, tha Raisi.

“Bota është zgjuar... Palestina është bërë çështja [numër një] e të gjithë botës. Palestina nuk është më vetëm shqetësimi i Umetit (komunitetit) mysliman; ajo është kthyer në një çështje globale.”

Ai, gjithashtu, vuri në dukje se “pavarësisht përpjekjeve që synojnë të portretizojnë ata që mbrojnë atdheun e tyre si të këqij, është bërë e qartë për botën se “qendra e të gjitha ligësive janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa qeveri perëndimore që po mbështesin regjimin izraelit”.

Shefi i ekzekutivit iranian përsëriti se Palestina është çështja kryesore e botës myslimane, duke thënë se çlirimi i xhamisë Al-Aksa në Kuds është një prioritet i botës myslimane.

Më tej, ai theksoi se çështja e Palestinës është 75 vjet uzurpim dhe pushtim dhe se zgjidhja e saj është rezistenca dhe qëndrueshmëria.

“Sot, fituesi i betejës së Al-Aksasë është Palestina dhe humbësi në terren është regjimi sionist dhe mbështetësit e tij”, tha Raisi.

Ai gjithashtu përsëriti se mbështetja e Palestinës dhe e grupeve të rezistencës është në axhendën e Republikës Islamike.

“Pushtimi nuk do t’i sjellë legjitimitet Izraelit”, pohoi ai. “Regjimi i Tel Avivit duhet t’i japë fund pushtimit të Palestinës dhe të dënohet për të.”

Raisi më tej paralajmëroi se normalizimi i marrëdhënieve të Izraelit me disa vende arabe nuk do të sjellë siguri as për regjimin sionist dhe as për shtetet e rajonit.

Izraeli zhvilloi luftën brutale në Gazën e rrethuar më 7 tetor, pasi rezistenca palestineze e Hamasit kreu një operacion të paprecedentë kundër entitetit uzurpues në hakmarrje për mizoritë e tij të intensifikuara kundër popullit palestinez.

Deri më tani, regjimi i Tel Avivit ka vrarë të paktën 23843 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur 60317 të tjerë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) po shqyrton një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut që thotë se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza. Gjykatës me bazë në Hagë i është kërkuar të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të agresionit izraelit kundër territorit palestinez.

Raisi tha se njerëzimi pret që GJND-ja të nxjerrë një vendim të drejtë në kundërshtim me përpjekjet e sionistëve dhe amerikanëve për të devijuar vëmendjen e gjyqit.

 

Tags