Janar 17, 2024 07:16 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian mbërrin në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin e Davosit

Ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti në Zvicër të martën në mbrëmje për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ose siç njihet ndryshe, Forumin e Davosit.

Meqë Republika Islamike e Iranit u ftua për të marrë pjesë në programet e Forumit të Davosit 2024, Hossein Amir-Abdollahian do të ketë takime edhe me homologët e tij dhe zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në samit.

Në takimet e ministrit të Jashtëm iranian me zyrtarë të vendeve të tjera do të diskutohen tema me interes dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar.

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare për bashkëpunimin mes sektorëve publik-privat.

Misioni i deklaruar i fondacionit është “përmirësimi i gjendjes së botës duke angazhuar liderë të biznesit, të politikës, akademikë dhe personalitete të tjerë të shoqërisë për të formësuar axhendat globale, rajonale dhe ato industriale”.

WEF është më së shumti i njohur për takimin e tij vjetor në fund të janarit në Davos, një vendpushim malor në rajonin lindor të Alpeve të Zvicrës.

 

Tags