Janar 17, 2024 08:02 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Iranit në OKB: Operacionet anti-terroriste të Iranit në përputhje të plotë me obligimet e tij ndërkombëtare

Irani përsërit, edhe një herë, angazhimin e tij të palëkundur për të respektuar plotësisht sovranitetin kombëtar, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Irakut dhe Republikës Arabe të Sirisë.

Amir Saeed Irwani, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, njoftoi të martën në një letër drejtuar Antonio Guterres, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe ambasadorit të Francës si kreu i radhës i Këshillit të Sigurimit: “Unë dëshiroj t’ju informoj se Republika Islamike e Iranit, si një nga viktimat kryesore të terrorizmit, në ushtrimin e të drejtës së saj të natyrshme për vetëmbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, ka ndërmarrë operacione antiterroriste”.

Teksti i plotë i kësaj letre është si më poshtë:

“Shkëlqesi,

Me udhëzimet nga qeveria ime, dhe në vijim të letrës sonë të datës 3 janar 2024 (S/2024/14), dëshiroj t’ju informoj se Republika Islamike e Iranit, si një nga viktimat kryesore të terrorizmit, në ushtrimin e të drejtës së saj të natyrshme për vetëmbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, ka ndërmarrë operacione antiterroriste. Këto operacione përfshijnë sulme të synuara kundër bazave dhe objekteve të grupeve terroriste të vendosura në Siri dhe në Irak. Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj sa vijon:

1) Në orët e para të 16 janarit 2024, operacionet e njëkohshme antiterroriste u kryen me gjuajtjen e disa raketave balistike, duke synuar saktësisht objektet e ISIS-it dhe Hayat Tahrir al-Sham, dy organizata të përcaktuara terroriste në Idlib dhe në rajonin nën pushtimin e grupit terrorist në verilindje të Republikës Arabe të Sirisë. Për më tepër, u vu në shënjestër edhe një njësi e inteligjencës e përdorur nga grupet terroriste anti-iraniane të lidhura me regjimin izraelit në Erbil, rajoni i Kurdistanit të Irakut. Objekti ka shërbyer si bazë për operacionet e inteligjencës dhe sabotazhit në Iran.

2) Operacionet anti-terroriste të Iranit janë ndërmarrë në përgjigje të sulmeve të fundit terroriste në Kerman të Iranit më 3 janar 2024, që rezultuan në martirizimin e mbi 100 civilëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë dhe gra, si dhe shumë të tjerë të lënduar (S/2024/14). Grupet e lidhura me ISIS-in morën përgjegjësinë. Për fat të mirë, sulmet e dënueshme në Kerman morën dënim të fortë dhe unanim nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

3) Operacionet ishin të nevojshme dhe proporcionale, duke synuar saktësisht bazat e grupeve terroriste dhe duke respektuar plotësisht detyrimet ndërkombëtare të Iranit, veçanërisht të drejtën ndërkombëtare humanitare.

4) Republika Islamike e Iranit përsërit, edhe një herë, angazhimin e saj të palëkundur për të respektuar plotësisht sovranitetin kombëtar, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Irakut dhe Republikës Arabe të Sirisë. Si një anëtare përgjegjëse e Kombeve të Bashkuara, Republika Islamike e Iranit rikonfirmon zbatimin nga ana e saj të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Për më tepër, Irani përsërit të drejtat e tij të qenësishme, siç njihen nga ligji ndërkombëtar, për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë kombëtare dhe qytetarët e tij kundër kërcënimeve ose sulmeve. Ky angazhim pasqyron vendosmërinë e Iranit për të mbrojtur interesat e tij dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë brenda kufijve të tij.

Do të isha mirënjohës nëse do ta qarkullonit këtë letër si dokument të Këshillit të Sigurimit.

 

Tags