SHBA dhe Britania e Madhe vazhdojnë bombardimet në Jemen
Burime lokale në Jemen raportuan se disa qytete dhe rajone të ndryshme të Jemenit janë shënjestruar nga sulmet ajrore amerikane dhe britanike.
Kanali i lajmeve Al-Masira i Jemenit raportoi të enjten në mëngjes se sulmet ajrore amerikane dhe britanike në provincat Hodeidah, Sa’da, Taiz, Dhamar dhe Al-Bajda vazhdojnë.
Gjithashtu, Sabreen News raportoi, duke cituar një zyrtar jemenas, se janë duke vazhduar sulmet amerikane dhe britanike në zonat e përmendura.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar nisën sulmet ajrore në Jemen të premten e kaluar pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Këto agresione kundër Jemenit u kryen pasi ushtria jemenase shënjestroi në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab al-Mandeb anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në javët e kaluara në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës.