Rajoni
-
Kurti: Për ‘Open Balkan’ duhet që Serbia të ndryshojë
Nëntor 08, 2021 07:00Albin Kurti është shprehur se Prishtina nuk po i shmanget detyrimit për themelimin e asociacionit të komunave serbe, por kushtetuta e Kosovës nuk lë vend për asociacion mbi baza etnike. Në një intervistë për “Deutsche Ëelle”, kryeministri i Kosovës deklaroi se Beogradi zyrtar po luan një lojë të rrezikshme në rajon.
-
Përmbytet Bosnjë-Hercegovina/ Lumenjtë vërshojnë në rrethinat e kryeqytetit, evakuime në Sarajevë
Nëntor 07, 2021 13:30Shumë zona të kryeqytetit dhe rajone të Bosnjë-Hercegovinës janë vërshuar nga ujërat si pasojë e reshjeve të dendura që vijojnë prej së enjtes. Bosnja po përjeton edhe rritje të rasteve me kovid ndërsa shirat do të prekin pacientët në spitale pasi kompania që prodhon oksigjen është përmbytur.
-
Tensionet e fundit, Escobar sot në Bosnje dhe Hercegovinë
Nëntor 07, 2021 09:20Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të mbërrijë sot në Bosnje dhe Hercegovinë.
-
‘Trepça’ i kalon shtetit, Kurti: Po korrigjojmë dëmin e bërë në 7 vite
Nëntor 07, 2021 07:19Pika doganore e ‘Trepçës’ do të jetë në funksion nga kjo e martë nën varësinë e autoriteteve të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili theksoi se rinisja e punës do të jetë mbështetje edhe për bizneset.
-
Maqedonia e Veriut në prag të shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë
Nëntor 06, 2021 20:54Në Maqedoninë e Veriut pritet të shpallet gjendje emergjente për krizën energjetike gjatë javës së ardhshme, sipas një njoftimi të Ministrisë së Ekonomisë.
-
“Një e ardhme e re po vjen”/ Partitë opozitare krijojnë shumicën parlamentare në Maqedoninë e Veriut
Nëntor 06, 2021 10:45Partitë opozitare kanë arritur të krijojnë shumicën në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.
-
Escobar: Nuk do të ketë luftë në Bosnje dhe Hercegovinë
Nëntor 06, 2021 07:52Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka thënë se dëshiron t’u dërgojë mesazh qytetarëve të këtij vendi se nuk do të ketë luftë.
-
Përmbytje masive në Bosnje, evakuohen banorët dhe mbyllen shkollat
Nëntor 05, 2021 17:14Reshjet e dendura të shiut këtë të premte kanë shkaktuar përmbytje të shumta në disa pjesë të Bosnje-Hercegovinës.
-
Asnjë vdekje dhe 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Nëntor 05, 2021 12:10Të premten (5 nëntor) në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
-
Kurti për “The Telegraph”: Serbia po kërcënon me luftën e tretë ballkanike
Nëntor 05, 2021 07:07"Qeveria e Serbisë po kërcënon të nisë një luftë të re ballkanike në përpjekje për të nxjerrë koncesione nga Perëndimi, ka thënë kryeministri Kurti për gazetën britanike “The Telegraph”.