Rajoni
-
Borrell: Situata në Kosovë është e rrezikshme
Nëntor 14, 2022 17:34Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, në konferencë për media pas takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm BE-së, ka thënë se situata në Kosovë është më e rrezikshmja që nga viti 2013. Andaj, Borrell ka ftur Kosovën dhe Serbinë që të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të ecur para e t’i ulin tensionet
-
E nevojshme të forcohet lidhja mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Nëntor 14, 2022 13:30Në realitetin e ri gjeopolitik, forcimi i lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm, theksoi sot komisionari i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi.
-
Si po testohet teknologjia e Roboteq në Athinë
Nëntor 14, 2022 09:27Roboteq, projektuesi i kontrolluesve të motorëve që vënë në lëvizje rrotat e sistemeve robotike të kompanive të mëdha në mbarë botën, po e zhvillon më tej thesarin e tij teknologjik në një strukturë të re, një parcelë prej 2500 metrash katrorë në Markopoulo, në lindje të Atikës.
-
Propozim i ri për liberalizimin e vizave të Kosovës
Nëntor 12, 2022 11:56Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku thuhet se nisja e zbatimit të liberalizimit të vizave do të ndodhë në të njëjtën kohë me atë të sistemit ETIAS, por jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023.
-
Plagoset me thikë 43-vjeçari, sherr në Greqi mes dy fqinjëve shqiptarë
Nëntor 12, 2022 09:44Një konflikt mes dy fqinjëve shqiptarë në Greqi për një magazinë ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 43-vjeçari.
-
Tre kandidatë shqiptarë garojnë në zgjedhjet komunale në Slloveni
Nëntor 12, 2022 08:41Më 20 nëntor në Slloveni do të mbahen zgjedhjet komunale ku për asamble komunale do të garojnë edhe tre shqiptarë nga Kosova.
-
Mblidhet sot grupi punues i BE-së, në agjendë liberalizimi i vizave për Kosovën
Nëntor 09, 2022 08:00Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet në një takim dyditor, duke filluar nga kjo e mërkurë.
-
Situata në veri të Kosovës mund të përshkallëzohet!
Nëntor 08, 2022 16:52Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar në dialogun e Brukselit.
-
Vuçiç dekoron policët serbë që u larguan nga Policia e Kosovës, me medalje për guxim
Nëntor 08, 2022 11:03Nenad Gjuriç dhe Aleksandër Filipoviç janë ish-udhëheqës të Policisë së Kosovës që nuk pranuan të zbatojnë vendimet e qeverisë dhe refuzuan të qortonin qytetarët me targa ilegale duke u larguar përfundimisht nga forcat e rendit dhe për këtë sabotim ndaj shtetit të Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka vendosur t’iu ndajë medalje shtetërore.
-
Hyri në parlament me thikë, kapet adoleshenti në Greqi
Nëntor 08, 2022 07:00Një 14-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi është kapur duke hyrë me thikë në parlamentin grek