Shqiperia
-
Qeveria mbush xhepat me varfërinë e popullit
Qershor 01, 2022 09:17Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së fundit të çmimit të naftës në vend, ku sipas tij është një çmim kriminal.
-
Rritja në 2021-in erdhi nga punësimi i pensionistëve
May 30, 2022 11:00Rritja ekonomike mbi 8% vitin e kaluar nuk ka arritur të prodhojë më shumë punësim, përkundrazi punësimi ka pësuar rënie në popullsinë në moshë pune.
-
Një lokal në Maminas, pikë shpërndarjeje droge
May 30, 2022 08:01Një lokal në Maminas është zbuluar se shërbente si pikë shpërndarjeje droge. Policia vuri në pranga pronarin dhe dy klientë.
-
Meidani: Më bënte përshtypje qetësia dhe maturia e tij
May 29, 2022 15:11Ish-presidenti Rexhep Meidani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta parakohe të Bujar Nishanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meidani sjell në vëmendje se Nishani ishte presidenti më i ri në moshë gjatë periudhës së pluralizmit politik.
-
Stallat e kafshëve ndotin kolektorin e Darzezës!
May 29, 2022 14:02Stallat e kafshëve në Povelçë e Darzezë, kanë shkaktuar një ndotje të lartë të kolektorit te Levanit. Kjo është kthyer në një shqetësim për fermerët të cilët nuk vadisin dot tokat, ndërsa në prag të sezonin turistik kjo ndotje po shkakton edhe largimin e turistëve.
-
Këtë verë, përgatituni për pushime “të kripura” brenda Shqipërisë!
May 29, 2022 08:49Pushime në struktura luksoze, mesatare apo ekonomike? Nuk ka rëndësi çfarë plani keni këtë vit, pasi çmimet do të jenë të rritura për të gjitha kategoritë
-
Ndërron jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
May 28, 2022 18:44Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ndërruar jetë në Gjermani, ku ishte i shtruar prej muajsh. Nishani ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kaloi vdekje klinike në spitalin gjerman ku dhe ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare i rrethuar nga familjarët e tij.
-
Jo, tatimit progresiv mbi profesionistët e vetëpunësuar
May 28, 2022 08:48Kontabilistët, audituesit dhe Shoqatat e Biznesit kundërshtojnë njëzëri ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vendosjen e tatimit progresiv te profesionistët e vetëpunësuar të shërbimeve.
-
Dy të miturit u mbytën në liqen, babai humb ndjenjat në vendngjarje
May 28, 2022 08:45Detaje të reja janë mësuar lidhur me tragjedinë e ndodhur në liqenin e Prushës në Tiranë, ku dy vëllezër kanë ndërruar jetë. Duke luajtur në liqen, të miturit që kanë humbur jetën duke mos arritur të dalin në sipërfaqe.
-
34-vjeçari bien nga pallati ku po punonte dhe humb jetën
May 25, 2022 20:08Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin këtë pasdite. Mësohet se një 34-vjeçar i identifikuar si Mark Deborva ka rënë nga lërtësia e pallatit ku punonte dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se policia ka arrestuar inxhinierin e firmës me inicialet M.T., 56 vjeç.