Qershor 01, 2022 10:17 Europe/Tirane
  • Qeveria mbush xhepat me varfërinë e popullit

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së fundit të çmimit të naftës në vend, ku sipas tij është një çmim kriminal.

‘Në Shqipëri bordi i hajdutërisë e ka vendosur 2480 lekë të vjetra litri. Qeveria dhe oligarkët po mbushin xhepat pa mëshirë me varfërinë e popullit’, shkruan Vasili në Facebook.

 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

 

ÇMIM KRIMINAL I NAFTES 248 LEKE !!

Ne MAQEDONI ne kete moment çmimi i naftes eshte vetem 1850 leke te vjetra.

Ne SHQIPERI Bordi i Hajduterise e ka vendosur 2480 leke te vjetra litri.

Cmimi Naftes ne Shqiperi eshte 26% me i larte.

Parlamenti rilindas bashke me qeverine grabitqare bllokojne me muaj te tere Projektligjin e paraqitur nga LSI per uljen e cmimit te Naftes.

Qeveria dhe oligarket po mbushin xhepat pa meshire me varferine e popullit./Syri