May 25, 2022 20:08 Europe/Tirane
  •  34-vjeçari bien nga pallati ku po punonte dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin këtë pasdite. Mësohet se një 34-vjeçar i identifikuar si Mark Deborva ka rënë nga lërtësia e pallatit ku punonte dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se policia ka arrestuar inxhinierin e firmës me inicialet M.T., 56 vjeç.

Njoftimi i PolicisëSpecialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

 

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale " Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë"./Syri