SHBA do të paguajë për marrëzinë e saj
Një anëtar i lartë i Lëvizjes al-Nuxhaba të Irakut, e cila është pjesë e Njësive të Mobilizimit Popullor që njihet gjithashtu si Hashd al-Sha'abi , tha se Uashingtoni do të paguante për marrëzinë e tij në sulmimin e forcave popullore të Irakut.
Ali al-Asadi tha të hënën se sulmi ajror i SHBA ishte një reagim i dëshpëruar ndaj manifestimit të fundit të pushtetit nga Hashd al-Sha'abi përmes një parade të madhe ushtarake, e cila u mbajt për të shënuar përvjetorin e formimit të Njësive të Mobilizimit Popullor. "Ky sulm është një arsye tjetër, e cila dëshmon se okupatori nuk shqetësohet për stabilitetin e këtij vendi .... Ne i themi okupatorit: ju do të paguani për veprimin tuaj të neveritshëm dhe do të vuani pasojat e marrëzisë tuaj", tha al-Asadi. Lëvizja e rezistencës së Libanit Hezbollah gjithashtu reagoi ndaj sulmeve të fundit ajrore të forcave okupuese amerikane kundër pozicioneve të Hashd al-Sha'abit në një rajon mes Irakut perëndimor dhe Sirisë, duke dënuar ashpër aktin e agresionit të SHBA. Në një deklaratë të hënën, Hezbollah tha se sulmi ajror nga aeroplanët luftarakë amerikanë ishte shkelje e qartë e sovranitetit të Irakut dhe Sirisë, e cila ka për qëllim dobësimin e fuqisë së këtyre vendeve për të luftuar terrorizmin në tokat e tyre. Të hënën, zyra politike e lëvizjes Ansarullah të Jemenit lëshoi një deklaratë mbi sulmet e fundit ajrore të SHBA, duke shprehur ngushëllimet për familjet e luftëtarëve të Hashd al-Sha'abit të vrarë në sulmet e SHBA. "Agresioni i SHBA-së është në përputhje me politikën e tyre për të siguruar mbështetje ajrore për përfaqësuesit e saj kriminelë, domethënë grupi terrorist takfirist ISIS dhe al-Kaida në Siri dhe Irak. Ndërkohë, Ilhan Omar, një kongresiste amerikane shkroi në Twitter të hënën, duke dënuar aktin e agresionit të SHBA kundër forcave popullore irakiane. "Ky cikël i vazhdueshëm i dhunës dhe ndëshkimit është një politikë e dështuar dhe nuk do ta bëjë askënd prej nesh më të sigurt," tha ajo. Omar shtoi se qeveria e SHBA nuk mund të ndërmarrë ndonjë veprim armiqësor në vendet e tjera pa miratimin e Kongresit, duke thënë: "Kongresi ka autoritet mbi Fuqitë e Luftës dhe duhet të konsultohet para çdo përshkallëzimi"./parstoday/