Janar 17, 2024 07:08 Europe/Tirane
  • IRGC lëshoi 24 raketa balistike të sakta që shënjestronin bazat terroriste të Mossadit

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në një njoftim deklaroi se 24 raketa ishin hedhur në selinë e spiunazhit të Mossadit në rajonin Kurdistan të Irakut dhe në disa vende të grumbullimit të terroristëve në pjesë të Sirisë.

Në deklaratën numër një të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, thuhet se në përgjigje të krimeve të fundit terroriste të armiqve të Iranit Islamik, shtabi i spiunazhit dhe grumbullimi i grupeve terroriste anti-iraniane në disa pjesë të rajonit u vunë në shënjestër dhe u shkatërruan nga raketat balistike të IRGC-së.

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) njoftoi se ka gjuajtur breshëri raketash balistike mbi bazat siriane të terroristëve që ishin të përfshirë në sulmet terroriste në Kerman, si dhe mbi një qendër spiunazhi izraelit në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Deklarata e IRGC-së vuri në dukje se 4 raketa Khaibar Shekan u qëlluan nga Khuzestani mbi selinë e grupit tekfirist të ISIS-it në rajonin Idlib të Sirisë.

Deklarata shtoi se 4 raketa të tjera u lëshuan nga provinca perëndimore Kermanshah dhe 7 raketa të tjera nga veriperëndimi i vendit duke synuar selinë e spiunazhit të Mossadit në rajonin Kurdistan të Irakut.

Gjithashtu, 9 raketa të llojeve të ndryshme janë lëshuar nga lokacione të ndryshme kundër pozicioneve të grupeve terroriste në zona të tjera të Sirisë.

 

Tags