Korrik 01, 2021 07:29 Europe/Tirane
  • Përfundon ushtrimi detar i Sigurisë së Qëndrueshme-1400 të ushtrisë iraniane

Ushtrimi i Sigurisë së Qëndrueshme-1400 të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit përfundoi me një paradë detare në Detin Kaspik.

Ushtrimi detar i sigurisë së qëndrueshme-1400 të flotës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Detin Kaspik përfundoi me sukses të Mërkurën me një paradë të njësive detare dhe njësive ajrore. Përdorimi i taktikave, i arritjeve dhe pajisjeve të marinës, si dhe përdorimi i një larmie sistemesh të prodhuara në vend, përfshirë sistemet elektro-optike si dhe sistemet e luftës elektronike në njësitë lundruese, ishin ndër objektivat që u testuan dhe vlerësuan në këtë ushtrim detar. Gjithashtu, operacionet e zbulimit të anijeve nga dronët "Yasir" dhe "Ababil", trajnimi i marinsave dhe forcave speciale të marinës iraniane në operacionet luftarake, duke përdorur pajisjet dhe armët e nevojshme me mbështetjen e 212 helikopterëve dhe raketahedhësve, ushtrimi i metodave të luftimit dhe mbështetja në mbikëqyrjen e saktë të inteligjencës dhe përdorimi i sistemeve të bllokimit të radarëve, operacionet guerile dhe anti-guerile dhe operacionet e infiltrimit në bregdet, kontrolli i territorit dhe inteligjencës, si dhe goditja e objektivave sipërfaqësorë dhe ajrorë, ishin pjesë e programit stërvitor në këtë ushtrim detar./parstoday/