Korrik 01, 2021 07:30 Europe/Tirane
  • Kataeb Hezbullah insistojnë në tërheqjen e SHBA nga Iraku

Një zëdhënës i Kataeb Hezbullah në Irak theksoi se trupat amerikane duhet të largohen nga Iraku menjëherë, përndryshe këtë herë përgjigja do të jetë shumë e rëndë.

Zëdhënësi i Hezbullahut irakian, Mohammad Mohi të mërkurën në lidhje me agresionin e fundit të SH.B.A.-së tha se populli i Irakut nuk e pranon praninë e trupave amerikane në Irak, sepse prania e tyre nuk është në shërbim të Irakut, por një plan për të arritur qëllimet armiqësore dhe të paramenduara të Izraelit. Mohi shtoi se agresioni i SHBA kundër forcave al-Hashd al-Shabaab ishte i para-planifikuar dhe Amerika duke ndërmarrë veprime të tilla dëshiron të sigurojë kontrollin e situatës politike në Irak. Të hënën në mëngjes, burimet e lajmeve raportuan se avionët luftarakë amerikanë kishin sulmuar një bazë mbështetëse dhe logjistike të Brigadës së 14-të të Al-Hashd al-Shabi në zonën e Bokal në kufirin Siri-Irak. Katër forca irakiane u vranë në këtë sulm dhe grupet e rezistencës thanë se do të hakmerreshin ashpër ndaj amerikanëve. Qeveria irakiane dhe ministria e jashtme gjithashtu dënuan zyrtarisht sulmin amerikan./parstoday/