Operacion i paparë i ushtrisë jemenase kundër pozicioneve të koalicionit saudit
Media jemenase publikoi pamjet e operacioneve të dronëve nga ushtria jemenase dhe komitetet popullore kundër pozicioneve të koalicionit saudit brenda Arabisë Saudite.
Rrjeti Al-Masira i Jemenit të Enjten transmetoi një video që tregon me dhjetëra dronë të tipit Qassif K2 që sulmojnë qendrat ushtarake dhe stërvitore të koalicionit agresor saudit në zonën Al-Wadiyah të Arabisë Saudite. Kjo është hera e parë që transmetohet një operacion i tillë unik ushtarak nga ushtria dhe komitetet popullore, shkroi në llogarinë e tij në Twitter Gjeneral Brigade Yahya Sari, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit. Javën e kaluar, një njësi dronësh të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit shënjestroi kampin stërvitor al-Wadiyah në jug të Arabisë Saudite me 10 dronë Qassif K2. Yahya Sari tha se gjatë sulmit me dron operacioni kishte në shënjestër qendrën e komandës dhe qendrat e trajnimit në kazermat al-Wadiyah, duke vrarë dhe plagosur më shumë se 60 agresorë sauditë dhe mercenarë sauditë. Njësia e dronëve të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit në ditët dhe javët e fundit ka shënjestruar në mënyrë të përsëritur pozicionet e koalicionit agresor saudit brenda Jemenit dhe jashtë saj në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të Arabisë Saudite./parstoday/