Qershor 28, 2021 09:58 Europe/Tirane
  • Sulm i kombinuar me raketa dhe dronë kundër pozicioneve saudite

Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi një sulm me raketa dhe dron mbi pozicionet e ndjeshme ushtarake saudite.

Sipas agjencisë IRNA, duke cituar bazën informuese të lëvizjes  Ansarullah të Jemenit, gjeneral brigade Yahya Sari tha: Gjatë operacionit, kazermat e Gardës Kombëtare në Najran, njësia ushtarake e Aeroportit Ndërkombëtar Abha dhe Baza Ajrore e Mbretit Khalid në Arabinë Saudite u vunë në shënjestër me pesë raketa balistike dhe pesë dronë.  Ai shtoi: Këto caqe u goditën me saktësi. Sarei më tej shtoi: Operacioni u krye në drejtim të mbrojtjes legjitime dhe në përgjigje të agresionit të koalicionit saudit dhe rrethimit të Jemenit. Pavarësisht pretendimeve të saj për përpjekjet për të vendosur një armëpushim, Arabia Saudite vazhdon të bombardojë pjesë të ndryshme të Jemenit. TV Al-Masira i Jemenit raportoi dje se në 24 orët e fundit koalicioni sulmues saudit kishte bombarduar 104 zona të ndryshme, veçanërisht provincën Al-Hudaidah në perëndim të Jemenin dhe shkeli disa herë armëpushimin e pretenduar. Qeveria e Riadit, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me dritën e gjelbër të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore, kryen sulme gjithëpërfshirëse ndaj Jemenit që nga Marsi i vitit 2015, për të parandaluar lëvizjen Ansarullah nga ardhja në pushtet. Arabia Saudite deri tani nuk arriti asgjë tjetër përveç pësimit të kostove marramendëse të luftës dhe viktimave në radhët e civilëve./parstoday/