Qershor 28, 2021 09:59 Europe/Tirane
  • Siria denoncon pretendimet e SHBA dhe Izraelit mbi Lartësitë e okupuara Golan

Ministria e Jashtme siriane ka dënuar deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mbi Lartësitë siriane Golan të okupuara nga Izraeli, duke theksuar se sovraniteti i Sirisë mbi rajonin është i vendosur dhe i mbështetur nga rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar.

Tel Avivi i aneksoi në mënyrë të njëanshme Lartësitë Golan në vitin 1981 në një lëvizje që nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare. Siria ka riafirmuar vazhdimisht sovranitetin e saj mbi Lartësitë Golan, duke thënë se territori duhet të rikthehet plotësisht në kontrollin e saj. Të enjten, revista Washington Free Beacon publikoi një raport - të titulluar "Administrata e Biden tërheq njohjen nga SHBA të Lartësive Golan si territor i Izraelit, por Departamenti i Çështjeve të Lindjes së Afërt të Departamentit të Shtetit e hodhi poshtë raportin, duke theksuar, "politika e SHBA-së në lidhje me Lartësitë Golan nuk ka ndryshuar dhe raportet janë të rreme." Veçmas, Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid, nga ana e tij, hodhi poshtë raportin duke theksuar se ky raport kërkon të "dëmtojë qeverinë e re" dhe "sovranitetin" e regjimit sionist mbi rajonin e okupuar. Ministria e Jashtme siriane denoncoi në termat më të fortë të dy deklaratat, duke thënë se ato "pohojnë se politika e SHBA ndaj popullit sirian dhe çështjeve të tij vijnë përmes perspektivës izraelite në shërbim të politikës së agresionit, ekspansionit dhe hegjemonisë", raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA. Kjo ministri theksoi se e drejta e Sirisë mbi rajonin e okupuar është e patjetërsueshme dhe e padiskutueshme./parstoday/