Policia iraniane shkatërron një band terroriste dhe arreston anëtarët e saj
Korrik 06, 2021 09:54 Europe/Tirane
Policia e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë njoftoi se ka shkatërruar një bandë terroriste dhe ka arrestuar anëtarët e saj kryesorë.
Në deklaratë thuhet: "Një grup terrorist kishte planifikuar një komplot të armatosur brenda Iranit me qëllim dëmtimin e sigurisë publike të shoqërisë. Menjëherë pas monitorimit, me vigjilencën dhe kontrollin e inteligjencës dhe me përpjekjet e forcave iraniane të zbatimit të ligjit, anëtarët kryesorë të bandës në provincat jugore u identifikuan dhe u arrestuan. Deklarata shtoi se pas hetimeve të nevojshme teknike, u bë e qartë se banda ishte e lidhur me arrogancën dhe grupet terroriste jashtë vendit dhe ishte e mbështetur dhe udhëhequr nga ata./parstoday/