Asad dhe Raisi theksojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh
Në një bisedë telefonike me Presidentin e zgjedhur iranian Seyyed Ibrahim Raisi, të hënën në mbrëmje presidenti sirian Bashar al-Assad theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin dypalësh midis Teheranit dhe Damaskut.
Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve (SANA); Në këtë bisedë telefonike, Asad, ndërsa përgëzoi Presidentin për fitoren në zgjedhjet presidenciale iraniane, i uroi atij sukses në presidencën e Republikës Islamike të Iranit drejt përparimit të mëtejshëm dhe vazhdimit të arritjeve në të gjitha fushat. Të dy palët gjithashtu riafirmuan gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar procesin e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe për të vazhduar konsultimet dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët. Seyyed Ibrahim Raisi u zgjodh president në zgjedhjet e 13-të presidenciale me më shumë se 18 milion vota./parstoday/