Korrik 08, 2021 08:39 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Prodhimi i karburantit të silicit është për qëllime paqësore

Duke reaguar ndaj deklaratës së Ministrive të Jashtme të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: Prodhimi i një pllake karburanti silici nga Irani duke përdorur uranium të pastër 20%, është vetëm për qëllime paqësore.

Sipas IRNA, "Saeed Khatibzadeh" deklaroi:  Vendimi i Republikës Islamike të Iranit për të prodhuar një pllakë karburanti silici duke përdorur uranium të pastër 20% është vetëm për qëllime paqësore dhe për përdorim në reaktorin kërkimor të Teheranit dhe ne kemi informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për këtë. "Khatibzadeh" shtoi: Në kundërshtim me pretendimet e këtyre vendeve, ky produkt ka përdorime medicinale dhe humanitare dhe prodhimi i tij nuk bie ndesh me detyrimet e Iranit për mospërhapjen dhe mbrojtjen e tyre. Ai më tej theksoi: Në të njëjtën kohë që këto vende konsiderojnë se veprimet e Iranit janë në kundërshtim me angazhimet e marrëveshjes bërthamore, ata nuk ka tejkaluar fazën e fjalës në përmbushjen e detyrimeve të tyre nën marrëveshjen bërthamore dhe në kuadër të presionit të SHBA, po zbatojnë sanksione ekstra-territoriale dhe të paligjshme të SHBA. Zëdhënësi i aparatit të politikës së jashtme vazhdoi: Ne kemi theksuar në mënyrë të përsëritur se Irani është i gatshëm të pezullojë masat e tij kompensuese dhe të përmbushë plotësisht detyrimet e tij menjëherë pasi sanksionet shtypëse të hiqen dhe në këtë mes askush nuk duhet të presë që Irani të jetë në përputhje me detyrimet e tij, në kushtet e presionit të rëndë të sanksioneve të njëanshme./parstoday/