Korrik 08, 2021 08:40 Europe/Tirane
  • Kreu i ri i regjimit sionist bëri betimin

Kreu i ri i regjimit sionist, Yitzhak Herzog, u përurua zyrtarisht gjatë një ceremonie betimi në Knesset ku morën pjesë ish presidenti Rovin Rivlin dhe kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett.

Sipas ISNA, anëtarët e parlamentit izraelit zgjodhën Yitzhak Herzog si kreun e ri të regjimit sionist gjatë një seance votimi më 2 qershor. Herzog fitoi raundin e parë të votimit me 87 vota pro nga një total prej 120 deputetësh. Ai ishte kreu i Agjencisë Hebraike dhe udhëhoqi Partinë e Punës nga viti 2013 në 2017. Yitzhak Herzog është 60 vjeç dhe babai i tij, Haim Herzog, ishte presidenti i gjashtë i Izraelit. Presidentët izraelitë zgjidhen për një mandat shtatë-vjeçar dhe ndryshe nga kryeministrat, kanë kompetenca të kufizuara. Presidenti izraelit ka autorizim të kufizuar për të falur të burgosurit, për të pranuar letrat kredenciale të ambasadorëve të huaj dhe për të caktuar përfaqësues për të formuar një qeveri të re. Një total prej 120 deputetësh të parlamentit izraelit gjithashtu zgjidhen drejtpërdrejt nga populli./parstoday/