Korrik 09, 2021 08:35 Europe/Tirane
  • Takht-e Revançi: Sanksionim i medikamenteve, një krim lufte

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara të enjten bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të sanksioneve, duke thënë se sanksionet parandalojnë qasjen në produktet mjekësore, teknologji dhe bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare.

Sipas agjencisë IRNA, "Majid Takht-e Revançi" në takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të KB mbi "HIV" (AIDS), lidhur me progresin e bërë në Iran në fushën e shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve dhe njerëzve të ekspozuar ndaj "HIV-it", ai përmendi parandalimin e transmetimit të sëmundjes nga nëna tek fëmija dhe zvogëlimin e dëmtimeve të shkaktuara prej tij dhe tha: Përkundër progresit të dukshëm në këtë fushë, Republika Islamike e Iranit vazhdon të vuajë nga sanksionet shtypëse të njëanshme të Sh.B.A., që janë në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, së drejtës ndërkombëtare dhe normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. "Sanksionet e paligjshme kanë zvogëluar burimet publike dhe private të përcaktuara për parandalimin dhe trajtimin e HIV-it dhe kanë pasur një ndikim negativ në sistemet shëndetësore dhe qasjen në produktet mjekësore, si dhe teknologjinë përkatëse, si dhe kanë ulur bashkëpunimin efektivitetin, përfshirë atë me institucionet ndërkombëtare financiare", tha në takim Takht-e Revançi. Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara paralajmëroi se "rrezikimi i shëndetit të grave, fëmijëve, adoleshentëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht në kontekstin e pandemisë së Korona, ka rritur efektet negative të masave të tilla në shëndetin publik në Iran. Ai shtoi se kërcënimi i sigurisë së njerëzve për qëllime politike jo vetëm që është paligjshme, por është edhe një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit, me përgjegjësi ndërkombëtare. Përgjegjësia jonë morale përcakton që ne të kundërshtojmë fuqimisht sanksione të tilla dhe të bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre," përfundoi Takht-e Revançi./parstoday/