Fundi i pranisë ushtarake britanike në Afganistan
Kryeministri Britanik njoftoi përfundimin e pranisë 20-vjeçare të trupave britanike në Afganistan.
Sipas Guardian, Kryeministri britanik Boris Johnson lëshoi një deklaratë për anëtarët e parlamentit duke njoftuar se qeveria i kishte dhënë fund pranisë së saj 20-vjeçare në Afganistan. Londra më parë ka pranuar se 750 trupat e mbetura në Afganistan do të largohen nga vendi. Tërheqja e forcave amerikane dhe aleate në Afganistan vjen në një kohë kur prania e SHBA në Afganistan për gati 20 vjet nuk ka rezultuar në asgjë tjetër përveç vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve të shtypur, shkatërrimit të infrastrukturës dhe rritjes së prodhimit të drogës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj pushtuan Afganistanin në vitin 2001 me pretekstin e luftimit të terrorizmit dhe ofrimit të sigurisë në Afganistan, mirëpo ky pushtim ka çuar në luftë, konflikt dhe shkatërrimin e infrastrukturës ekonomike të Afganistanit dhe rritjen e pasigurisë dhe terrorizmit. Zyrtarët afganë kanë theksuar vazhdimisht nevojën që trupat e huaja të largohen nga vendi./parstoday/