Korrik 12, 2021 10:33 Europe/Tirane
  • Raporti i Human Rights Watch mbi torturat në burgjet saudite

Human Rights Watch njoftoi se ka marrë raporte të reja mbi torturimin e të burgosurve të shquar politikë në burgjet saudite.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars; Human Rights Watch ka marrë një seri mesazhesh me tekst të dërguara në janar 2021 nga individë të cilët e identifikuan veten si roje të burgut saudit, në të cilat zbulohen torturat dhe keqtrajtimet ndaj të burgosurve të shquar nga hetuesit sauditë, tortura që kanë ndodhur në burgjet saudite nga mesi deri në fund të vitit 2018. Human Rights Watch raportoi se personat nuk pranuan të identifikohen nga frika e ndëshkimit, por në mesazhet e tyre me shkrim ata përshkruan se cfarë kishin parë, si dhe mesazhet e rojeve të tjerë të burgut Saudit. "Michael Page, zëvendës drejtori i Azisë Perëndimore dhe Afrikës së Veriut në Human Rights Watch, thotë: "Provat e reja të torturave brutale dhe mizore të Arabisë Saudite ndaj aktivistëve të të drejtave të grave dhe të burgosurve të tjerë të shquar, zbulojnë edhe më tej fyerjen e plotë të Riadit ndaj sundimit të ligjit dhe paaftësinë e tij për të kryer një hetim të besueshëm mbi këto akuza." Shumë organizata ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut, përfshirë Human Rights Watch, kanë kritikuar vazhdimisht shtypjen e lirisë së shprehjes, ekzekutimin dhe burgosjen e protestuesve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite./parstoday/