Korrik 12, 2021 10:34 Europe/Tirane
  • Lëvizja Fat’h: Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të dëbohen nga Lidhja Arabe

Një anëtar i Komitetit Qendror të Lëvizjes Fat’h bëri thirrje për dëbimin e Emirateve të Bashkuara Arabe nga Lidhja Arabe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe dhënien e shtetësisë për qytetarët e këtij regjimi.

Sipas faqes së lajmeve Arab-21, "Abbas Zaki", paralajmëroi për ndikimin e regjimit sionist në Emiratet e Bashkuara Arabe pas marrjes së shtetësisë sipas marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve dhe duke e quajtur këtë një tradhti, tha: Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Ibn Zayed është një tradhtar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të dëbohen nga Lidhja Arabe. Duke iu drejtuar udhëheqësve arabë, Zaki tha: "Nëse dyert e Emirateve të Bashkuara Arabe hapen për t'u dhënë shtetësi sionistëve, ju do të shkatërroheni dhe nuk do të jeni në gjendje të ndaloni përhapjen e lëvizjes sioniste". Duke lavdëruar popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki tha: "Populli i Emirateve të Bashkuara Arabe është i lirë dhe i madh dhe ne nuk e bëjmë përgjegjës popullin EBA për këtë tradhti dhe theksojmë se vetëm Muhamed bin Zayed është tradhtar". Një uebfaqje e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila është e njohur për botimin e lajmeve në prapaskenë nga brenda Emirateve të Bashkuara Arabe, në raportin e saj të fundit, duke cituar burime të paemërtuara, zbuloi se rreth 5,000 sionistë kanë fituar shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë tre muajve të fundit./parstoday/