Qershor 18, 2021 04:49 Europe/Tirane
  • Thirrje për greva kombëtare në Liban

Burimet informative kanë njoftuar se për organizimin e grevave dhe protestave të përgjithshme në Liban kundër mosformimit të kabinetit të ri qeveritar, kundër rënies së vlerës së Lires Libaneze dhe kundër gjendjes së keqe ekonomike në Liban.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se mediat libaneze sot, të enjten, kanë njoftuar për organizimin e grevave dhe protestave të përgjithshme në Liban dhe punonjësit e disa kompanive të siguracioneve, bankave dhe administratës së sigurimit social, punonjësit e kompanisë së linjave ajrore të Libanit, punonjësit e Postës, punonjësit e shpërndarjes së karburanteve, punonjësit e objekteve naftore “Zahrani”, punonjësit e ujësjellësit, punonjësit e kompanive të porteve detare dhe importuesit e medikamenteve; janë prej sektorëve të cilët marrin pjesë në këtë grevë të përgjithshëm.

Sipas këtij burimi, partitë politike “Al-Mustakbal” dhe Lëvizja Kombëtare e Lirë dhe shumica e bankave private në Liban gjithashtu kanë mbështetur organizimin e kësaj greve. Qytetarët e Libanit deri më tani kanë organizuar shumë protesta kundër gjendjes së keqe ekonomike në këtë vend.