Palestinezët dërgojnë balona me zjarr drejt kolonive sioniste
Palestinezët në Rripin e Gazës në shenjë proteste ndaj vazhdimit të bllokadës kundër Rripit të Gazës dhe vazhdimit të krimeve të pushtuesve sionist, kanë filluar të dërgojnë balona me zjarr në drejtim të kolonive sioniste në territoret e pushtuara.
Faqja informative Arabi 21 ka njoftuar se gjatë dy ditëve të kaluara dërgimi i balonave me zjarr nga Rripi i Gazës në drejtim të kolonive sioniste ka shkaktuar shpërthimin e 24 zjarreve në kolonitë sioniste ku janë shkatërruar dëme të konsiderueshme materiale në kolonitë sionist.
Kolonët sionistë rreth Rripit të Gazës kanë pohuar se rreziku i balonave të zjarrit jo vetëm që nuk është më i vogël se sa rreziku i raketave, por këto balona të zjarrit po shkaktojnë dëme edhe më të mëdha. Balonat e zjarrit kanë krijuar probleme aq të mëdha për kolonët sionist sa që Naftali Benett, kryeministri i regjimit sionist, në reagim ndaj këtij veprimi, ka theksuar: “Përgjigja e ushtrisë ndaj dërgimit të balonave të zjarrit duhet të jetë ashtu sikur përgjigjja ndaj sulmeve raketaore të rezistencës palestineze”.