Ansarullah: Përgjigja jonë e ardhshme ndaj Arabisë Saudite do të jetë tronditëse
Një udhëheqës i lëvizjes popullore të Jemenit Ansarullah kërcënoi Arabinë Saudite me një përgjigje tronditëse ndaj krimeve të këtij vendi kundër popullit jemenas.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Hezam al-Assad, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes Ansarullah, tha në një intervistë me faqen e internetit të Agjencisë së Lajmeve Al-Maluma se "nëse agresori saudit nuk tërhiqet nga i gjithë territori i Jemenit, nuk u jep fund ndërhyrjeve në punët tona të brendshme dhe nëse nuk ndiqet dosja e dëmshpërblimeve të luftës, përgjigja jonë ndaj regjimit Saudit do të jetë e rëndë dhe tronditëse". Duke theksuar se populli jemenas është i aftë të shkatërrojë armikun dhe se ky është boshti i përgjigjes, ky anëtar i byrosë politike Ansarullah tha: "Tërheqja e armikut do të përballet me një ndërveprim pozitiv dhe konstruktiv midis udhëheqjes sonë, ushtrisë dhe komiteteve të mbrojtjes, përndryshe përgjigja jonë ndaj sundimtarëve sauditë dhe ndaj atyre që qëndrojnë pas tyre, do të jetë e dhimbshme. Ai më parë kishte thënë për agjencinë Al-Maluma: "Negociatat po vazhdojnë përmes ndërmjetësimit të Omanit dhe ka ende një shans për paqe në Jemen dhe në të gjithë rajonin."