Mesazh i ngrohtë i Erdogan për presidentin e regjimit sionist
Presidenti i Turqisë në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, duke biseduar në lidhje me çështjet e rajonit, i ka uruar atij emërimin në postin e presidentit të regjimit sionist.
Middle East News ka njoftuar se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në një veprim të rrallë dhe në mesin e tensioneve ekzistuese mes Turqisë dhe regjimit sionist, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Isaac Herzog, presidentin e regjimit sionist dhe e ka uruar atë për emërimin në postin e presidentit të regjimit sionist.
Rexhep Taip Erdogan dhe Isaac Herzog gjatë kësaj bisede telefonike, kanë diskutuar marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Tel Avivit dhe çështjet rajonale. Erdogan duke theksuar për vazhdimin e kontakteve dhe bisedimeve mes Turqisë dhe regjimit sionist pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjet, ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të bëjë përpjekje për zgjidhjen gjithëpërfshirëse të konfliktit mes Palestinës dhe regjimit sionist në bazë të krijimit të dy shteteve në kuadër të rezolutave të OKB.
Erdogan ka theksuar se çfarëdo lloj hapi pozitiv që të merret për zgjidhjen e konfliktit mes Palestinës dhe regjimit sionist, do të ushtrojë ndikim pozitiv mbi procesin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Tel Avivit.
Erdogan shtoi se ekzistojnë potenciale shumë të mëdha për bashkëpunim mes të dy shteteve në fushën e energjisë, turizmit dhe teknologjisë./parstoday/