Dërgesa e gjashtë e vaksinës Korona arrin në Iran
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane njoftoi ardhjen e dërgesës së gjashtë të vaksinave anti-korona në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Mohammad Hassan Ghousian Moghaddam", sekretari i përgjithshëm i Shoqatës i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, tha: "Dërgesa e gjashtë e vaksinës e porositur nga Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe sot, e enjte arriti në Aeroportin Imam Khomeini(ra) dhe iu dorëzua Ministrisë së Shëndetësisë". Ghousian Moghaddam shtoi: Në këtë fazë, 1,142,800 doza të vaksinës korona u importuan në vend dhe me mbërritjen e kësaj ngarkese, shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe deri më tani ka importuar më shumë se shtatë milion doza vaksinash në Iran. Pavarësisht sanksioneve dhe sabotimeve nga qeveria amerikane, shkencëtarët dhe ekspertët iranianë kanë arritur të prodhojnë disa lloje të vaksinave kundër virusit korona, të cilat janë vlerësuar nga bashkësia shkencore ndërkombëtare./parstoday/