Presidenti libanez: Hariri nuk ishte i gatshëm të diskutonte ndryshimet në qeveri
Presidenti i Libanit, në reagim ndaj dorëheqjes së Saad Haririt, tha se i emëruari për formimin e kabinetit qeveritar nuk ishte i gatshëm të diskutonte ndryshimet në kabinet.
Saad Hariri, ditën e enjte shpalli dorëheqjen e tij nga misioni për formimin e qeverisë së re të Libanit dhe pretendoi se qëndrimi i Mishel Aun në lidhje me formimin e kabinetit nuk ka ndryshuar, por ai nuk ka arritur një akord me presidentin. Presidenca libaneze duke reaguar ndaj pretendimeve të Haririt ka thënë: Hariri nuk ishte i gatshëm dhe nuk pranonte të bënte asnjë ndryshim të propozuar në kabinetin qeveritar dhe insistonte zgjedhjen e emrave të përcaktuar prej tij si ministra të ardhshëm. Kjo tregon se ai prej kohësh e kishte marrë vendimin për dorëheqje. Të enjten Saad Hariri pas takimit që pati me Mishel Aun, në një konferencë për shtyp tha: Gjatë bisedimeve, u bënë ndryshime në listën e propozuar për formimin e kabinetit. Por ajo që është e qartë është se nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozicionet dhe unë nuk mund të arrija një marrëveshje me Michel Aoun. Ai kishte propozime në strukturën e kabinetit që unë nuk mund t'i pranoja, kështu që unë kërkova dorëheqje nga misioni im për të formuar një kabinet. Libani është në një krizë politike që pas shpërthimit të portit të Bejrut./ParsToday