Muktada Sadr do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme në Irak
Muktada Sadr, ditën e enjte deklaroi se do të bojkotojë zgjedhjet e tetorit në Irak.
Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, Mukdata Sadar në një fjalim të tij ka thënë: Unë deklaroj se ne tërhiqemi nga deklarata e çdokujt që pretendon se është përfaqësuesi ynë në qeverinë aktuale dhe atë të ardhme. Ajo çka po ndodh në Irak, është një plan për të ofenduar popullin. Duhet të bëni kujdes që fati i Irakut të mos përfundojë si Siria dhe Afganistani. Kreu i lëvizjes Sadr në Irak shtoi: Në kuadër të shpëtimit të vendit, të cilit i është vënë zjarri nga korrupsioni, shpall se nuk do të marrim pjesë në zgjedhje dhe distancohemi nga të gjithë ata njerëz që janë të varur nga qeveria aktuale dhe ajo e ardhshme. Muktada Sadr ka thënë: Unë prej popullit irakian kërkoj që të mbrojnë vendin nga njerëzit e korruptuar dhe nga ata që mundohen të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin dhe që të sheshin Irakun. Muktada Sadr gjithashtu në një njoftim të tij ka mbyllur zyrtarisht zyrën e delegacionit politik të lëvizjes Sadr dhe shefin e kësaj zyre dr. Naser Rabii e ka zgjedhur si këshilltar të tij. Ndërkohë kryeministri i Irakut, organizimin e zgjedhjeve parlamentare e ka cilësuar përgjegjësi historike për të mbrojtur dhe mbështetur vendin. Mustafa Kadhimi, theksoi se lëvizja Sadr është pjesë e rëndësishme e shoqërisë irakiane dhe mos pjesëmarrja e saj në zgjedhje është e paimagjinueshme. Zgjedhjet parlamentare në Irak pritet të organizohen 2 muaj me vonesë d.m.th. më 10 tetor./ParsToday