Korrik 17, 2021 09:04 Europe/Tirane
  • 282 palestinezë të plagosur në agresionin sionist në Bregun Perëndimor

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të Premten në mbrëmje se të paktën 282 palestinezë u plagosën gjatë një sulmi sionist ndaj demonstruesve palestinezë në qytetin Bita, në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se milicia sioniste kishte shtypur palestinezët duke gjuajtur me plumba lufte, si dhe gaz lotësjellës. Qyteti Bita, në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor, të Premten ishte dëshmitar i protestave palestineze kundër vendbanimeve të paligjshme të regjimit pushtues sionist. Regjimi sionist vazhdon gjithmonë të ndërtojë vendbanime sioniste pavarësisht nga vullneti i bashkësisë ndërkombëtare, pasi ai në këtë drejtim ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Të gjitha këto vendbanime janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Në një rezolutë (Rezoluta 2334), Këshilli i Sigurimit i KB më 23 dhjetor 2016 i bëri thirrje regjimit sionist që të pezullojë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e tij të ndërtimit të kolonive në territoret e okupuara palestineze. Duke krijuar vendbanime sioniste, regjimi izraelit kërkon të ndryshojë strukturën gjeografike të territoreve palestineze dhe t'u japë atyre nuanca sioniste në mënyrë që të konsolidojë hegjemoninë e tij në të gjitha territoret palestineze./ParsToday