Prania e 30 kompanive iraniane në Ekspozitën Hapësinore të Rusisë
30 kompani iraniane po marrin pjesë në Ekspozitën Hapësinore të Rusisë të titulluar "Max 2021".
Sipas IRNA, Ekspozita Ndërkombëtare Hapësinore Ruse "Max 2021" nga e marta e kësaj jave filloi punimet në Moskë me praninë e një delegacioni nga Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Presidencës iraniane, si dhe Zëvendës Presidenti për Shkencë dhe Teknologji, sëbashku me 30 kompani shkencore nga Islami Republika e Iranit. Me pjesëmarrjen në Ekspozitën Ndërkombëtare Hapësinore Ruse "Max 2021”, 30 kompani shkencore nga Republika Islamike e Iranit do të demonstrojnë arritjet e tyre shkencore dhe teknologjike. Arritjet e fundit të industrisë ruse të hapësirës ajrore gjithashtu do të shfaqen në Max 2021. Irani ka pasur gjithmonë një prani aktive dhe domethënëse në ekspozitat Max të Rusisë./parstoday