Hamas u bëri thirrje palestinezëve të mblidhen në Xhaminë Al-Aqsa
Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas) i bëri thirrje publikut palestinez që duke shtuar praninë brenda xhamisë Al-Aksa të mbrojë vendin e shenjtë nga kolonët sionist.
Sipas Palestinës Today, zëdhënësi i Hamasit Mohammad Hamadeh deklaroi në Al-Kuds se trazirat e nisura nga pushtuesit dhe sulmi i tyre ndaj Xhamisë Al-Aksa që bëhet nën kujdesin e regjimit sionist nuk tregon dominimin e tyre mbi xhami, por paaftësinë e sionistëve veçanërisht pas përballjes së tyre të fundit. Hamadeh u bëri thirrje palestinezëve të ngrihen në Kods dhe të ruajnë pjesën e vjetër të Kodsit dhe të blidhen rreth Xhamisë Al-Aksa, si dhe në prag të Kurban Bajramit të futen brenda xhamisë që ta mbrojnë atë nga agresioni i pushtuesve."Ajo që po shohim tani në Xhaminë Al-Aksa tregon terrorizëm dhe agresion që prek të gjithë arabët dhe myslimanët në botë", tha Tariq Selami, një zëdhënës i lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, duke iu referuar sulmit brutal sionist ndaj xhamisë Al-Aksa sot në mëngjes. Nga ana tjetër, media izraelite raportoi se Kryeministri i regjimit sionist, Naftali Bennett, pas një takimi me ministrin e luftës, Bani Gantz, urdhëroi që sulmi sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa të vazhdojë./parstoday