Korrik 24, 2021 13:55 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit merr nën kontroll pozicione të reja në Shabwa

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë marrë nën kontroll pozicione të reja në rajonin strategjik Aghabe Al-Ghandha’ në provincën Shabwa.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se forcat jemenase pavarësisht elementeve mercenar dhe pajisjeve të shumta që ka dërguar qeveria në dorëheqje e Mansur Hadi e mbështetur nga Arabia Saudite për të rimarrë kontrollin e rajonit Aghabe Al-Ghandha’, kanë kryer operacione të gjera dhe kanë arritur të marrin nën kontroll pozicione të reja në lartësitë e provincës Shabwa dhe të shkaktojnë humbje të mëdha për forcat mercenare të Mansur Hadi.

Sipas këtij burimi, rajoni Bijhan në provincën Shabwa është në shënjestër të sulmeve të forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit.

Ndërkohë Fadl Al-Xha’di, një prej funksionarëve të lartë të Këshillit Tranzitiv të Jugut që mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në një mesazh në Twitter ka pranuar paaftësinë e koalicionit agresor të Arabisë Saudite përball forcave të qeverisë së Sanas në Jemen dhe ka shtuar: “Pavarësisht mbështetjeve të gjera të koalicionit agresor saudit, Sana për çdo dit që po kalon po bëhet një objektiv gjithnjë e më i largët dhe aktualisht kanë humbur të gjitha shpresat për të marrë nën kontroll kryeqytetin e Jemenit”.

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit dje (të premten) gjithashtu kanë vazhduar avancimet në provincën Al-Bejda dhe kanë marrë nën kontroll pozicione të reja nga ushtria agresore e Arabisë Saudite dhe mercenarët e saj./parstoday