Korrik 28, 2021 10:05 Europe/Tirane
  • Mbi 50 aktivistë ekonomik dhe biznesmen iranianë dhe sirianë takohen në Damask

Në programin e parë zyrtar të kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit me qëllim të mënjanimit të pengesave tregtare dhe ekonomike të Iranit dhe Sirisë, mbi 50 aktivistë ekonomikë dhe biznesmenë të të dy vendeve kanë zhvilluar një takim së bashku.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e martë në fillim të takimit të aktivistëve ekonomik iranianë dhe sirianë i cili u zhvilluar me praninë e Muhamed Samer Al-Khalil, ministrit të ekonomisë dhe tregtisë së jashtme të Sirisë, deklaroi: “Duhet të krijojmë kushte të përshtatshme për pjesëmarrjen e sektorit privat të të dy vendeve në potencialet ekonomike. Sot aktivistët e fushës ekonomike dhe tregtisë duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre dhe të veprojnë me seriozitet ashtu siç kanë vepruar luftëtarët në frontet e luftës për të mbrojtur sigurinë”.

Ghalibaf ka thënë se vizita e tij në Siri bëhet me qëllim të zgjerimit dhe thellimit të aktiviteteve ekonomike, bujqësore dhe tregtare të të dy vendeve. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit dje (të martën) ka mbërritur në Damask për t’u takuar me autoritetet siriane./parstoday