Hezbullahu i Irakut: E detyrojmë Amerikën me disfatë të largohet nga Iraku
Lëvizja “Ketaib Hezbullah” e Irakut me anë të një deklarate, ka theksuar se forcat ushtarake terroriste të Amerikës duhet të largohen nga Iraku.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në deklaratën e Hezbullahut të Irakut thuhet: “Qëndrimet parimore të Hezbullahut të Irakut kanë qenë dhe janë të pandryshueshme në kundërshtimin e prerë të çfarëdo lloj hegjemonie të fuqive djallëzore dhe në theksimin e kapaciteteve dhe aftësive të popullit të Irakut. Rezistenca me të gjitha grupet e saj, do të vazhdojë të jetë si një ferr në sytë e armikut amerikan dhe është në gatishmëri të lartë që përsëri ta detyrojë Amerikën me disfatë të largohet nga territori i Irakut”.
Hezbullahu i Irakut ka paralajmëruar se nëse terroristët amerikanë nuk largohen nga Iraku, ata do të përballen me më shumë befasi.
Ndërkohë Abi Ali Al-Askeri, shefi për siguri i Brigadave të Hezbullahut të Irakut, ka thënë: “Nuk duhet të fillojë përsëri lufta mes grupeve të ndryshme irakiane, sepse në këtë luftë të gjithë do të jenë humbës përveç Amerikës, sionistëve dhe regjimit Al Saud. Rezistenca në disa luftëra ka arritur ta imponojë vullnetin e popullit irakian mbi forcat pushtuese të Amerikës”./parstoday