Gusht 01, 2021 09:10 Europe/Tirane
  • Sportisti libanez nuk pranon të përballet me përfaqësuesin e regjimit sionist

Sportisti libanez për të shmangur përballjen me përfaqësuesin e regjimit sionist në kampionatin botëror të arteve luftarake në Bullgari, është tërhequr nga këto gara.

Faqja informative Kods Net njoftoi se Abdullah Menjato, sportisti libanez i artëve luftarake pasi i ra shorti të përballet me një sportist të regjimit sionist, ka deklaruar tërheqjen nga garat e këtij kampionati.

Ai pas dorëheqjes nga vazhdimi i garave në këtë kampionat botëror, ka deklaruar se për shkak se nuk e njeh zyrtarisht regjimit sionist, nuk do të marrë pjesë në këtë ndeshje, për arsye se pjesëmarrja e tij do të japë kuptimin e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist.

Muhamed Al-Ghurbi, trajneri i tij, ka thënë: “Për fat të keq shorti për kundërshtarin e parë të Abdulla në fazën e parë të garave ra me emrin e një sportisti të regjimit sionist, prandaj ne nuk do të marrim pjesë në këtë ndeshje për arsye se pjesëmarrja në këtë ndeshje do të japë kuptimin e njohjes zyrtare të regjimit sionist i cili na ka vrarë bijtë tanë dhe na ka uzurpuar vendin tonë”./parstoday