Gusht 02, 2021 17:29 Europe/Tirane
  • Iran, 411 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.940.708 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 411 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 91.407 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 37.189 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 3.940.708 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 411 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 91.407 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 3.404.533 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 5.607 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 26.039.450 analiza për diagnostikimin e virusit Korona". 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 10.285.494 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 2.795.680 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 13.081.174 persona./parstoday