Gusht 03, 2021 06:57 Europe/Tirane
  • Sot zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit

Ceremonia për inaugurimin e presidentit të ri të Republikës Islamike të Iranit do të fillojë sot në prani të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në Husejnijen e Imam Khomejnit (ra).

Agjencia e lajmeve IRIB duke cituar zyrën për informim të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, njoftoi se ceremonia e inaugurimit të presidentit të 13-të të Republikës Islamike të Iranit zhvillohet sot më 3 gusht të vitit 2021 duke filluar nga ora 10:30 sipas orës lokale të Teheranit, në Husejnijen e Imam Khomejnit (ra) me pjesëmarrjen e funksionarëve shtetëror dhe respektimin e protokolleve shëndetësore të shtabit kombëtar për t’u përballur me pandeminë e virusit Korona.

Paraqitja e raportit në lidhje me procesin e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale nga ana e ministrit të brendshëm, leximi i tekstit të dekretit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në konfirmimin e votës së qytetarëve dhe inaugurimin e Huxhetul-Islam Ebrahim Raisi në postin e presidentit të shtetit të Republikës Islamike të Iranit, dorëzimi i këtij dekreti presidentit të zgjedhur dhe më pas fjalimi i Ajetullah Khamenei, përbëjnë axhendën e kësaj ceremonie. Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit do të transmetohet drejtpërdrejtë nga kanalet televizive të brendshme dhe të jashtme të Radiotelevizionit Shtetëror të Republikës Islamike të Iranit./parstoday