Gusht 04, 2021 11:55 Europe/Tirane
  • Zjarr në perëndim të Kodsit të pushtuar

Mediat izraelite kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri të gjerë në një rajon në perëndim të Kodsit të Pushtuar.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ky zjarr ka shpërthyer në rajonin e kolonive sioniste Ghafat Shaul në hyrjen perëndimore të Kodsit të pushtuar dhe në tokat e fshatit Dejr Jasin të Palestinës. Mediat e regjimit sionist kanë deklaruar se zjarri ka shpërthyer të martën pasdite në këtë zonë dhe pavarësisht dërgimit të pesë ekipeve të zjarrfikësve për ta shuar zjarrin, ky zjarr po vazhdon të zgjerohet gjithnjë e më tepër dhe ekziston mundësia që zjarri do të përfshijë edhe depot e karburanteve në fabrikat rreth këtij rajoni.  

Sipas këtyre burimeve, ky është zjarri i tretë që shpërthen që nga dita e martë në territoret e pushtuara të Palestinës. Burimet izraelite më parë kanë njoftuar për shpërthimin e zjarreve edhe në një rajon tjetër malor në afërsi të Kodsit të pushtuar./parstoday