Gusht 05, 2021 07:38 Europe/Tirane
  • Raisi: Askush jashtë Jemenit nuk mund të marrë vendim për këtë vend

Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në takim me Muhamed Abdusalam, të dërguarin special të qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, duke theksuar se askush nga jashtë Jemenit nuk mund të marrë vendim për këtë vend, deklaroi: “Sot është bërë e qartë për të gjithë botën, madje edhe për shtetet agresore se kush është fituesi i vërtetë në këtë luftë”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi të mërkurën pasdite në këtë takim duke vlerësuar lartë rezistencën dhe qëndresën e popullit të Jemenit përball fuqive arrogante dhe hegjemoniste, deklaroi: “Sot, Jemeni është shndërruar në simbolin e rezistencës dhe qëndresës përball arrogancës së botës dhe është bërë krenari për botës islame dhe botën arabe.”.

Presidenti i Iranit shtoi: “Qëndresa dhe rezistenca burrërore e popullit të Jemenit për dinjitetin dhe pavarësinë e vet përball fuqive arrogante dhe faktorëve servilë të tyre, ka mahnitur të gjithë botën dhe kjo krenari nuk është vetëm për popullin e Jemenit, por i përket të gjithë popujve myslimanë dhe liridashës të botës”.

Muhamed Abdusalam në këtë takim tha: “Jemeni ka bërë hapa të lartë drejt progresit dhe zhvillimit dhe në këtë rrugë të tij e konsideron Republikën Islamike të Iranit përkrah vetes dhe mbështetës të popullit jemenas”.

Sejed Ebrahim Raisi dje pasdite gjithashtu në takim me Danis Munkada, ministrin e punëve të jashtme të Nikaraguas, ka thënë: “Rezistenca përball ambicieve dhe lakmive të paligjshme të Amerikës e ka shndërruar Nikaraguain në një shembull për vendet e Amerikës Latine dhe për lëvizjet kundër arrogancës në vendet e këtij rajoni”./parstoday