Gusht 05, 2021 11:40 Europe/Tirane
  • Libanezët protestojnë në përvjetorin e shpërthimit të Bejrutit

Në përvjetorin e parë të shpërthimit në portin e Bejrutit, dje me qindra qytetarë të Libanit kanë protestuar kundër situatës që po sundon në këtë vend dhe disa grupe protestuese janë përleshur me forcat e sigurisë.

Kanali televiziv Al Jazira njoftoi se pas tensionimit të situatës, forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe makina me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Autoritetet shëndetësore të Libanit kanë njoftuar se gjatë përleshjeve që janë zhvilluar përpara ndërtesës së Parlamentit, janë plagosur 54 persona. Këto protesta ishin organizuar nga partitë dhe grupet që kundërshtojnë klasën politike të Libanit duke përfshirë edhe inxhinierët, mjekët dhe familjet e viktimave të shpërthimit në portin e Bejrutit. Në këtë protestë që u zhvillua para ndërtesës së Parlamentit, kanë marrë pjesë edhe banorët e zonave të portit të Bejrutit.

Edhe pse autoritetet e Libanit ditën e djeshme e kanë shpallur ditë të Zisë Publike, asnjë prej autoriteteve zyrtare nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të kësaj ngjarje.

Më 4 gusht të vitit 2020, në portin e Bejrutit në Liban ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm si pasojë e toponimit të parregullt të lëndëve kimikale dhe nga ky shpërthim janë vrarë rreth 200 personave dhe janë plagosur mbi 6000 të tjerë./parstoday