Gusht 05, 2021 16:18 Europe/Tirane
  • Vdiq stuntmani i famshëm iranian Arsha Aghdasi

Stuntmani i famshëm iranian Arsha Aghdasi ka vdekur dje në spital pasi një aksidenti që pësoi disa ditë më parë

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Arsha Aghdesi kohë më parë kishte pësuar një aksident të rëndë gjatë rikrijimit të një skene të aksidentit në Bejrut dhe ishte shtruar në një prej spitaleve të qytetit të Bejrutit. Ai pritej t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjike në Bejrut, mirëpo pasi shenjat e jetës së tij ishin reduktuar në masë shumë të madhe, mjekët nuk e operuan atë.

Si rezultati i kësaj gjendje shëndetësore, Arsha Aghdesi dje në ora 19:30 sipas orës lokale, ka vdekur në spital pasi përpjekjet e mjekëve për t’i shpëtuar jetën nuk rezultuan të suksesshme. Arsha Aghdesi që nga viti 2006 ka formuar grupin e Stuntmanëve 13 dhe ka zgjeruar aktivitetin e tij në Iran dhe në arenën ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar në shumë filma të ndryshëm./parstoday