Gusht 06, 2021 10:25 Europe/Tirane
  • Ushtria amerikane vazhdon plaçkitjen e naftës së Sirisë

Forcat ushtarake të Amerikës edhe një herë kanë transferuar me dhjetëra cisterna me naftë të plaçkitur nga puset naftore të Sirisë, në Irak.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se burimet lokale në provincën Hasake në verilindje të Sirisë ditën e enjte kanë thënë se forcat amerikane kanë transferuar 25 cisterne me naftë të plaçkitur nga puset naftore të Sirisë nëpërmjet korridorit ilegal “Al-Valid” në Irak. Sipas këtyre burimeve lokale, kjo sasi e naftës së plaçkitur me mbështetjen e forcave tokësore dhe ajrore të ushtrisë së Amerikës, ka kaluar nëpër korridorin e paligjshëm “Al-Valid” dhe ka hyrë në territorin e Irakut.

Forcat e grupit militant kurd të Sirisë SDF gjithashtu kanë shoqëruar këto cisterna me naftë.

Qeveria e Sirisë shumë herë ka dënuar plaçkitjen dhe trafikimin e naftës së këtij vendi dhe ka kërkuar nga OKB dhe nga Këshilli i Sigurimit që të ndërmarrë masa kundër plaçkitjes së burimeve naftore të Sirisë nga ushtria e Amerikës.

Forcat amerikane po plaçkitin dhe po e shfrytëzojnë naftën e Sirisë për vete në kohën kur qeveria dhe populli i Sirisë po përballet me mungesë të karburanteve dhe makinat nganjëherë presin me orë të tëra në stacionet e karburanteve për t’u furnizuar me karburante./pasrtoday/