Gusht 07, 2021 15:26 Europe/Tirane
  • Ghalibaf thekson rezistencën e Unionit Ndërparlamentar përball Amerikës

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në takim me kryetarin e Unionit Botëror Ndërparlamentar, ka thënë se kjo organizatë (IPU) si një forcë parlamentare, duhet të qëndrojë përball politikës të njëanshme të Amerikës.

Zyra informative e Parlamentit të Iranit njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e premte në takim me Duarte Pacheco, kryetarin e Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU), i cili kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Ebrahim Raisi në Teheran, ka thënë: “Disa vende me para dhe mjete të ndryshme po vendosin nën kontroll organizatat ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë krijohet politika e njëanshmërisë dhe çdo vendim që marrin ata, duhet të zbatohet që një shembujve të tillë është vendosja e sanksioneve kundër Iranit nga ana e Amerikës. OKB dhe Këshilli i Sigurimit merr vendim, ndërsa Amerika me një fjalë anashkalon të gjitha ato vendimeve të institucioneve ndërkombëtare dhe zbaton vendimin e vet. Amerika me veprimet e saj mund të përfaqësojë popullin e vet, mirëpo nuk mund të përfaqësojë tërë botën”.

Kryetari i Unionit Ndërparlamentar Botëror në këtë takim tha: “Nuk lejojmë asnjë vend që ta administrojë ose vendosë nën kontroll Unionit Ndërparlamentar Botëror. Unioni IPU është një organizatë që mbështet multilateralitetin për zgjidhjen e problemeve dhe krizave të botës. Ne jemi mbështetës të dialogut dhe besojmë se çdo ngjarje që ndodhë në një rajon të botës, ajo do të ushtrojë ndikim edhe në rajonet e tjera të botës”./parstoday