Regjimi sionist me plan të ri për dëbimin me dhunë të palestinezëve
Burimet sioniste kanë njoftuar për planin e ri të regjimit sionist për dëbimin me dhunë të familjeve palestineze nga Bregu Perëndimor i Lumit Jordan dhe Kodsi i pushtuar dhe uzurpimin e shtëpive të tyre.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se gazeta izraelite “Haaretz” sot (të dielën) në një raport të saj, ka zbuluar se fondi i brendshëm i regjimit sionist synon të regjistrojë me mijëra shtëpi në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e pushtuar.
Kjo gazetë izraelite ka shkruar se bëhet fjalë për “shitblerje” të tokave për të cilat fondi i brendshëm i regjimit sionist pretendon se ato toka i ka blerë para dhe pas vitit 1948. Sipas këtij burimi, ky plan i regjimit sionist do të rezultojë me dëbimin me dhunë të palestinezëve dhe uzurpimin e shtëpive dhe pronave të tyre nga regjimi sionist. Fondi i brendshëm i regjimit sionist pretendoi se ekzistojnë 360 prona të tokave dhe shtëpive që 170 njësi nga ato prona janë blerë më parë nga një prej kompanive që vepron nën urdhrat e këtij fondi. Në disa prej këtyre shtëpive në Bregun Perëndimor jetojnë qytetarë palestinezë dhe regjimi sionist synon t’i dëbojë ata me dhunë dhe disa prej këtyre pronave ndodhen në rajonet Shejkh Xharah dhe Bejt Hanejna në Kodsin e pushtuar. Regjimi sionist me shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve dhe me dëbimin me dhunë të tyre, synon të ndërtojë koloni për sionistët dhe ata t’i vendosë aty në vend të qytetarëve palestinezë./ParsToday