Gusht 08, 2021 07:56 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian: Vaksinimi publik kundër COVID-19 një domosdoshmëri e pashmangshme

Presidenti i sapozgjedhur iranian Ebrahim Raisi të Dielën e përshkroi vaksinimin publik kundër COVID-19 si një domosdoshmëri të pashmangshme.

Presidenti iranian i bëri deklaratat pasi mori dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga Irani, duke vënë në dukje se vaksinimi është një përparësi për administratën në detyrë. Ai falënderoi të gjithë stafin mjekësor për përpjekjet e tyre gjatë luftës kundër pandemisë së koronavirusit. Raisi u bëri thirrje iranianëve të respektojnë udhëzimet shëndetësore, duke shtuar se zyrtarët duhet të përpiqen të sigurojnë kushtet dhe kërkesat si dhe bazat për zbatimin e plotë të udhëzimeve. Ai shprehu shqetësim për rastet në rritje të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Iran. Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në Iran arriti në 94,015 persona me 542 iranianë të tjerë që humbën jetën nga sëmundja vdekjeprurëse gjatë 24 orëve të fundit, tha të Dielën Ministria e Shëndetësisë e Iranit./ParsToday