Republika Islamike e Iranit e shqetësuar nga intensifikimi i dhunës në Afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit është e shqetësuar nga intensifikimi i dhunës në Afganistan dhe ka kërkuar që t’i kushtohet më shumë vëmendje mbrojtjes së jetës së njerëzve të pafajshëm dhe popullatës civile në rrethanat aktuale.
Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e premte në lidhje me lajmet se forcat talebane kanë marrë nën kontroll qytetin Herat të Afganistanit, ka thënë: “Duhet tregohet vëmendje serioze për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të plotë të diplomatëve dhe vendeve diplomatike. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me konsullatën e Republikës Islamike të Iranit në Herat të Afganistanit dhe jemi duke përcjell me vëmendje situatën e shëndetit të punonjësve në konsullatën e Iranit në këtë qytet”.
Sipas burimeve informative, të mërkurën pasdite qyteti Herat ka rënë në duart e forcave talebane./parstoday/